SHKA DUFLLA kthehet me dy çmime nga Oda Dibrane

Mbrëmë me 11 nëntor u mbajt nata e tret finale e festivalit mbarëkombtarë Oda Dibrane, që në saje të emrit që ka mblodhi 14 grupe artistike nga trojet shqiptare. Nata e parë u hap në Dibër të Madhe, dhe dy netët e tjera në Peshkopi.

SHKA „“DUFLLA“ prezantoi programin e saj në mbrëmjen e dytë duke u paraqitur me këngë dhe valle kryesisht burimore. Poashtu në sajë të programit prezantuan edhe traditat, alegoritë dhe lojrat popullore të trevës së Dërvenit.

Atmosfera artistike ishte mbresëlënëse dhe me larmi folklori që nga jugu në veri.

Në natën finale u ndanë çmimet për ansamblet më të mira ku SHKA DUFLLA ariti të rrëmbe dy çmime edhe atë për vallen më të mirë burimore me vallen e Ali Agës dhe çmimin kënga më e mirë burimore me këngën Jam e Shkupit e Dervenit.

Këto janë dy nga shumë çmimet e fituara këtë vit për SHKA DUFLLA që për një periudh 1 vjeçare ariti suksese të mëdha në vend dhe jasht vendit.

 

 

Komento

komente