Në edicionin e 8 të Festivalit Folklorik „Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen“ nën patronazhin e komunës së Deçanit, organizuar për nder të rapsodve Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, interesimi për pjesmarrjen ka qënë shum i madh ku në tri netët garuese shpalosën vlerat artistike kombtare mbi 40 ansamble folklorike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore, Mali i Zi dhe Çamëria.
Maqedonia u prezantua nga SHKA “DUFLLA“ me një program të veçantë atentik të rajonit nga edhe vjen kjo shoqëri kulturore artistike. Programi i paraqitur në festival ishte gërshetuar folklori burimor me atë të përpunuar, ku dy pika ishin burimore dhe dy pika të përpunuara.
Juria profesionale profesionale në përbërje të: Kreshnik Aliqkaj – kryetar (kompozitor), Deli Metalia – mjeshtër i madh (koreograf), Betim Qorraj –magjistër i folklorit dhe etnologjisë, Ali Geci – publicist dhe Faton Mehmetaj– publicist, ndanë shum çmime ku vlen të theksohet se SHKA DUFLLA u vlersua me çmimin “Pika më autentike e Festivalit“.
Nata finale e festivalit, më 6 maj, shënon dhe përvjetorin e 21-të të rënies së Heroit të Kombit- Gjeneral Luan Haradinaj