Mbrëmjen e të së dielës përfundoi me sukses edicioni i IX-të i festivalit burimor DUFLLA që u mbajd tre ditë radhazi në fshatin Rashçe – Komuna SARAJ – SHKUP.
Pjesë e këtij festivali ishin ansamblet dhe grupe folklorike nga të gjitha trevat shqipfolëse ku paraqitën ritualet e zonës së tyre, doket dhe zakonet, këngë dhe valle burimore.
Për dallim nga edicionet e kaluara, këtë vit organizatorët e festivalit i filluan aktivitet duke pëkujtuar ish-ushtarin e UÇK-së NEFAIL HAXHIU i cili u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2023.
Ushqimet tradicionale, kulineria shqiptare, tradita dhe oda e burrave ku u diskutua gjithçka rreth folklorit e trashëgimisë kulturore dhe këngët e rapsodëve që ishin prezent në odën e dufllës u përmbyll nata e parë dhe festivalit duke ju dhënë hapësirë në dy netët e ardhëshme grupeve dhe ansambleve.
Të shtunën ne skenën e festivalit DUFLLA performuan grupe të ndryshme që vlen të theksohet përfundimi i bukur që i dhuroi festivalit Shoqëria Kulturore Artistike BRESANA.
Për shkak të kushteve klimatike nata e fundit e festivalit u zhvillua në ambientet e Restaurant AGNA.
Juria profesionale e përbërë nga prof. Dilaver Kryeziu – etnokoreolog, prof. Shaqir Hasi – etnomuzikolog dhe Istref Dobi drejtor i muzeut vlerësoi pjesëmarrësit në këtë mënyrë.
- Çmimi i madh i festivalit DUFLLA – SHKA BRESANA – OPOJË
- Çmimi i PARË – AAKV KASTRIOTËT – FERIZAJ
- Çmimi i DYTË – SHQIPONJAT – SARAJ
- Çmimi i TRETË – ANAMORAVA – VITI
- Çmimi i Publikut – ANAMORAVA – VITI
- Koreografia më e mirë – AKV DEÇANI
- Orkestra më e mirë – KASTRIOTËT – FERIZAJ
- Rapsodi më i mirë – Idriz Çilafi – NESIM CURRI SHKA SHARRI – HANI ELEZIT
- Këngëtari/ja më i/e mirë – MERITA SAHITI AKV ANAMORAVA
- Çmimi i karierës – FETIJE TËRRSTENA AAKV KASTRIOTËT – FERIZAJ
- Grupi folklorik më i kompletuar – SHKA JAHI HASANI – ÇEGRAN
- Veshjet më të kompletuara – SHKA JAHI HASANI – ÇEGRAN
- Valltarët më të mirë – SHQIPET E DRENICËS
- Valltari më i mirë – ALTIN GASHI SHKA ILIRIDA – SHTIME
- Valltarja më e mirë FILIZ KADRIJA – AKV DEÇANI – DEÇAN
Festivalin nga afër e ndoqën mysafir nga të gjitha trevat tona andaj nuk mungoi as mikpritja e banorëve të fshatit Rashçe dhe rrethinës me shpresë që në vitin jubilar të sjellim një freski në organizimin kulturor të Shoqërisë Kulturore Artistike DUFLLA