Lahutari – këngët më autentike – këndimi dyzërësh i grupit folklorik DUFLLA

Në Festivalin Folklorik HASI JEHON që u mbajt më 04, 05 dhe 06 maj në Gjonaj – Has të Prizrenit ku ishin të pranishëm ansamble, grupe folklorike, shoqëri kulturore artistike dhe rapsod nga të gjith trevat shqipfolëse, SH.K.A. DUFLLA u prezantua me program autentik burimor të krahinës së Dervenit.

Këndimi dyzërësh i dërvenit konsiderohet si një ndër këndimet unike që nuk krahasohet me asnjë krahinë tjetër.

Në edicionin e 34 të festivalit folklorik Hasi Jehon, nga juria profesionale e festivalit, SHKA DUFLLA u shpërblye me çmimin LAHUTA e festivalit ku u vlerësuan këngët autentike dhe këndimi dyzërësh.

Komento

komente