Ky katund gjendet në veri të Dërvendit, reth 18 kilometra larg Shkupit. Sipas një shënimi gazetaresk ky emër vjen nga fjala Rashça e Rashçe vendbanimi minierë pasi ky fshat e ka afër minierën e Radushës ka të bëjë me një vendbanim të zonës minerale. Andej gjenez e kësaj fjalë; Raçe, Raçja duhet të kërkohet te fjala Rafsh-(ça). Pleqtë e moshuar thonin se emri Raçe e ka marrë emrin nga se ka konfiguracion të rrafshtë e të parët e tyre e kanë quajtur Rafsh, Rash; më vonë kanë krijuar shumësin Rrashça, Rashçe, Raçe.
Në sinorin e kësaj haset edhe mikrotoponimi Dona Duka(shpellë). Ky emër të përkujton tempullin e Dodonës të shekullit IV p.e.s. Albanalogu ynë i shquar Eqrem Çabej për këtë mikrotoponim jep një sërë mendimesh. Sipas tij, shpellë po me këtë emër kanë Rajë të Shqipërisë. Ai fjalën Duke e ndërlidh me Duka dhe Deltë Det. Antroponim Dona ka pasur në Tepelenë të Shqipërisë. Po te Çabej hasim edhe emrin Donet emër personal shqiptarësh. Ai fjalën Dona (Donet° e lidh me ate se ka qenë emër fisi ilir (Dardan). Sa i përket emrit të Dona Dukës nga Çabej kemi këta zbërthime: Duka – Biri i Gjonit. Duka-emër personal i mbarë trevës shqiptare, emër i një shkodrani(1370), banor i Pultit; Dukaj-lagje në fshatin Ibe të Tiranës e Dukejt fis i zhdukur në Skarama të sapës (rrethi Shkodrës).
Fjala Duka ndërlidhet me fjalën Dukagjin, për të cilin Çabej thotë se ky emër ka dalur nga apelitivi Duka e Duke; emër feudal i mesjetës emër dinastie. Fati tragjik na ka përcjellë ne shqiptarëve si kudo edhe në rrafsh të arësimit kombëtar. Duke ditur se gjuha dhe shkronjat shqipe ishin të lidhura ngushtë me zgjimin e vetëdijes sonë nacionale, armiqtë tanë shekullorë, nuk rreshtën askurrë rrebeshet e luftërave pikërisht ndaj ABC-së. Sulmi i tyre, kudo ku ka qenë i ideuar, në Beograd, Shkup apo Athinë, tek e mbramja ka dashur të zhduk gjuhën tonë të bukur, për të zhdukur më pas dhe kulturën kombëtare.
Në këtë mënyrë duke mos u pajtuar asesi me humbjen fatale të gjuhës së nënës, janë me dhjetra e qindra martirë të shiqpes, të cilët në mënyrë të veçantë në shekullin që lamë pas, mbrojtën gërmat e arta të alfabetit tonë, me veprën dhe jetën e tyre. Në këtë plejadë të shkëlqyer burash, natyrisht ka vendin e vet të merituar edhe Xhemshid Krosi, fetari që tok me paqen e Zotit predikoi kurdoherë mirësinë e gërmave të gjuhës së bukur shqipe.