Në prezencë të kryetarit të Komunës z.Blerim Bexhetit, imamëve Ahmed dhe Emran Hoxha, drejtorëve të institucioneve të ndryshme, kryetarit të unionit artistik, donatorëve, përfaqësuesve të ansambleve dhe banorëve të fshatit Rashçe, u përurua objekti kulturor i Shoqërisë Kulturore Artistike DUFLLA. Rrugës së vështirë 5 vjeçare të funksionimit kemi kaluar nëpër shumë sfida andaj jemi krenar që kulturën e fshatit Rashçe dhe Dërvenit në përgjithësi e kemi prezantuar në shum vende të botës dhe nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë së bashku me ju dashamirë të artit dhe kulturës për të trashëguar këngën dhe vallen tonë autoktone brezave të rinjë që gëzojnë të gjitha kushtet, lirinë e të menduarit dhe shprehjen e lirë për të vepruar.
Objekti kulturorë tashmë ka filluar pjesërisht rinovimin dhe për mirëmbajtje do të kujdeset komuna e Sarajit e cila gjithnjë ka qenë në përkrahje të kulturës dhe shoqërive kulturore dhe do të vazhdoj të jetë përkrahës më i madh u shpreh ndër tjerash kryetari Blerim Bexheti.
Kryetari i ShKA “Duflla” z.Ylber Idrizi falenderoj komunën e Sarajit dhe donatorët që kontribuan në rinovimit e objektit kulturor që “Duflla” sot të mund të gëzon këto hapësira në realizimin e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive.