Të shtunën që lamë pas në Komunën e Sarajit më konkretisht në fshatit Rashçe ishte festë për mërgimtarët. Ansambli Duflla edhe këtë vit e mbajti manifestimin tradicional “Festa e Mërgimtarëve” nën moton Mirë se vini Mërgimtarë. Ky manifestim mbahet për të dytën herë me radhë në fshatin Rashçe dhe organizohet në shenjë respekti dhe mikpritjeje të bashkëvendasve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Mërgim.
Mërgimtarë nga të gjitha fshatrat përreth, nga Shkupi por edhe nga qytetet tjera patën mundësinë e vetme ta degjojnë nga afër ikonën e këngës patriotike ILIR SHAQIRIN.
Të shtunën ishte festë për të gjithë mërgimtarët por edhe për të gjithë banorët të vendbanimeve të ndryshme.
Qëllimi i këtij manifestimi është që të gjithë mërgimtarët e komunës sonë ta kenë një vendtakim ku mund të njoftohen mes veti dhe të shkëmbejnë mendime të ndryshme për vendlinjen, të inspirohen dhe të motivohen për ruajtjen e kulturës dhe vlerave tona kombëtare theksoi ndër të tjerash organizatori Ylber Idrizi.
Këtë vitë falë mbështjetjes së Komunës së Sarajit, Qytetit të Shkupit, Restaurant Diamond dhe Marketit Ilaz Xhika aritëm ta zgjërojmë organizimin duke ftuar ansamble nga vende të ndryshme.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin këngëtar të ndryshëm, aktor, regjisor, politikan, drejtor të ndryshëm dhe shum fytyra publike që pas manifestimin patën mundësinë për të shijuar ushqimet tradicionale të përgaditura nga anëtarët e SHKA DUFLLA.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi të këtij manifestimit