Festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” që u mbajtë në Deçan me datën 6 e 7 maj, u mbyll me sukses. Festivalit mbahet për nder të dy rapsodëve legjendar Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.
Festivali është mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës Rasim Selmanaj, e përkrahur financiarisht edhe nga Ministria e Kulturës e Republikës ë Kosovës.
Festivali kulturor tashmë tradicional mblodhi rreth vetes qindra qytetarë edhe mysafirë nga të gjitha trevat Shqiptare.
Në natën e parë të këtij festivali në konkurrim ishin: Ansambli “Rugova” nga Rugova, Grupi nga Tirana , Grupi nga Istogu , SHKA “Shotë Galica” Drenas , SHKA “Klina”, Rapsodët nga Deçani, SHKA “Gjakova” Malishevë
Ndërsa nata e dytë kishte këto Grupe: Ansambli Autokton “Rugova”, Ansambli nga Tirana , SHKA “Berati”, SHKA “Mallakastër”, Krusha “Bajram Curri”, SHKA “Kukësi”, SHKA “Vitia”, Ansambli “Shotë Galica”, Grupi i Rapsodëve nga Deçani, SHKA “Fushë Kosova”, SHKA “Obliqi”, SHKA “Hani i Elezit”, SHKA ”DUFLLA”, SHKA “Skenderaj”.
Juria profesionale fituesit e festivalit i ka renditur kështu:
Valltari më i mirë: Shpresart Memija ,
Valltarja më e mirë: Liridona Dujaka
Veteran i Festivalit: Xhemajli Berisha
Pika më autentike e festivalit: Dueti nga Shkupi
Veshja më e kompletuar: Drenica –Skenderaj
Koreografja më e mirë e Festivalit: Zëri i Kosovës – Fushë Kosovë
Instrumentisti më i mirë: Pëllumb Gashi
Rapsodët më të mirë: Rapsodët nga Malësia
Këngëtarët më të mirë: Dueti i vajzave Ohër
Çmimi i Publikut: Ardhmëria – Gjakovë
Çmimi i tretë: Qemal Hazisi
Çmimi i dytë: Gjergj Arjaniti – Mallakastër
Çmimi i parë Dervish Shaqa e Demush Neziri: Shotë Galica Drenas
Festivali është përmbyllur me këngë dhe valle të ndryshme të mysafirëve të shumtë të cilit kishin shprehur dëshirën që të jenë jashtë konkurrimit por vetëm pjesëmarrës për nder të këtij festivali.