Shaban Rameti

Shaban Rameti  (1924 – 1999)

Shaban Rameti

Shaban Ejup Rameti i takon plejadës së parë e të frytshme të mësuesve shqiptarë, që me përkushtim dhe dashuri iu përkushtua edukimit dhe arsimit të gjeneratave shqiptare në krahinën e Dërvenit.

Për arsye të nevojës së madhe asokohe për kuadër, punën edukative – arsimore e filloi nl vitin 1959 nl fshatin Sullare e Poshtme ku punon një vit shkollor.

Pishtari i arsimit Shaban Ejup Rameti është lindur më 13.05.1924 në fshatin Rashçe. Shkollën fillore katër – vjeçare e kreu në fshatin e lindjes në gjuhën serbe në kohën e Jugosllavisë Mbretërore (1938).

Shaban Rameti përveç punës me nxënës, rregullisht ka ndjek kurset dhe seminaret pedagogjike të cilat mbaheshin asokohe gjatë verës. Në vitin 1958 në Shkollën Normale Liria në Shkup, i dha të gjitha provimet dhe mori diplomën e mësuesisë. Ai, më datë 05.05.1960, po në shkollën e përmendur dha edhe provimin shtetëror të mësuesisë.

Pas Sullares, punon nl Krushopek, më pastaj në Çajlanë, Kopanicë dhe në fshatin e lindjes Rashçe, prej ku edhe u pensionua më 01.03.1987. Ai punoi pa u kursyer fare, më shumë se dyzet vjet pa shkëputje, me dashuri dhe pa u shmangur fare.

Veterani i arsimit Shaban Rameti, si një ndër mësuesit e parë të krahinës së Dërvenit, përveç kontributit në punën me nxënës për çka flasin edhe gjeneratat, ishte shembull pozitiv edhe për thyerjen e botëkuptimit negativ te popullata për shkollën. Pas një sëmundje relativisht të gjatë, u nda nga jeta më 1999. Pas vetes la djemtë poashtu arsimtarë.

Komento

komente