SH.K.A. “DUFLLA” festoi 1 vjetorin e themelimit

Duflla është burrim i jetës dhe synonim i të bukurës ndërsa e bukura ndërlidhet me artin. Shoqëria Kulturore Artistike “Duflla” përveq emrit autokton në vete mban edhe të bukurën, artin, këngën autoktone tipike të krahinës së Dërvenit.

Burimi është i vjetër sa vet jeta e njerëzimit ndërsa Duflla buroi para një viti. Këtë rrugë të vështirë e filluan që në vitin 1962 për ta vazhduar në vitin 1978, rivazhduar në vitin 1994 dhe për tu finalizuar më 2016.

Më 22 Prill Sh.K.A. DUFLLA ariti të feston një vjetorin e themelimit të saj ku për këtë manifestim jubilar kishin përgaditur një program të pasur kulturor dhe artistik. Të pranishëm ishin dashamirë të këngës dhe valles nga Derveni, Shkupi, Tetova, Kosova e më gjërë, përfaqësues të ansambleve nga vendi dhe jasht, funksionar të ndryshëm, arsimtar, profesor dhe njerëz të sferave të ndryshme që kanë kontribuar në zhvillimin e kulturës në përgjithsi.

Në mungesë të teatrit në komunën tonë, salla ku e kishin paraparë manifestimin, ishte shum e vogël për ti tubuar me shumë se 700 dashamirë të kulturës.

Vendi jonë vërtet paska nevojë për evenimente të ndryshme kulturore, festivale me program të bujshem artistik e burimor ku do mund të shpalosim këngën tipike Dervenase, vallen karakteristike burimore dhe vlerat tradicionale e kulturore të trevës sonë, theksoi ndër tjerash Ylber Idrizi kryetar i SH.K.A. “DUFLLA” në mesazhin e tij drejtuar të pranishmëve.

Me poshtë ju sjellim disa fotografi nga atmosfera festive

Komento

komente